May 7, 2024
Maqedoni

Përleshje masive në burgun e Kumanovës, katër të lënduar

Dje në ora 14:35 në SPB Kumanovë u raportua se në burgun në Kshanje ka pasur një përleshje fizike.

Përleshja ka ndodhur midis tetë personave, katër prej të cilëve morën lëndime nga mjete të forta, përfshirë një policë të burgut, njofton SPB Kumanovë.

Të lënduarve iu dha ndihmë mjekësore.

Ndërsa policia e Kumanovës po merr masa për zbardhjen e rastit.