April 30, 2024
Maqedoni

Shkodrane Dardhishta: Ne jemi superfuqi, falënderoj të plotfuqishmin, Ali Ahmeti

Sekretariati për mundësi të barabarta dega Çair ka mbajtur takim me strukturat e kësaj dege. Udhëheqësja e këtij sekretariati në Çair, Shkodrane Dardhishta tha se Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Sipas saj, çdo punë e filluar me nijet të pastër i vjen era fitore. Shton se përballja me fortunat më e lehtë është dhe do të jetë kur mbahesh për rrënje dhe jo për dege.

“Rrënjët tona mbajnë vetëm një emër, i madhi Ali Ahmeti. Shumë gjëra u thanë dhe do të thuhen. Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së. Gratë sonte dëshmuan se Çairi mbetet shtyllë e pamposhtur e BDI-së. Fitoret e njëpasnjëshme mbajnë edhe vulën e grave të Çairit. Kur bashkohemi ne mund të thyejmë edhe barriera. Jemi superfuqi kur jemi bashkë. Dua të falënderoj të plotfuqishmin, Ali Ahmeti”, tha Dardhishta mes tjerash.