May 17, 2024
Maqedoni

Sindikata e Kulturës kërkon paga më të larta, ministrja arsyetohet se në 4 vjet pagat janë rritur 52%

Edhe Sindikata edhe ministrja e kulturës, Bisera Kostadinova-Stojçevska dolën në konferenca të veçanta për media ku u fol për kërkesat e sindikalistëve për rritjen e pagave në kulturë. Nga Sindikata kumtuan se deklaratat për rritjen e pagave për 12% nuk janë të sakta por se rritja është 2%. Paralajmëruan protesta dhe padi për shkak të mosrespektimit të të drejtës për pagë. Nga ana tjetër ministrja theksoi se nuk ka ndryshime në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, e as në marrëveshjen kolektive në kulturë, ndërsa pagat në 4 vitet e kaluara janë rritur për 52%.

“Na bindin se nuk kemi të drejtë për 10% nga marrëveshja e përgjithshme kolektive për shkak se me rritjen e pagës minimale do të marrim 12%  rritje sipas marrëveshjes kolektive për kulturë. Ndërsa këtu tashmë ekzistojnë ato 10% nga marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik. Këtu është grackа e retorikës për shkak se ne nuk do të marrin 12% rritje për muajin mars, por realisht vetëm 2%”, theksoi Vera Atanasovska, kryetare e Sindikatës së Kulturës.

“Hera e fundit kur morën 10% rritje ishte shtatori i vitin 2023, ndërsa gjatë gjithë vitit 2023 kanë marrë gjithsej 21% rritje të pagave sipas nenit 14 paragrafit 1 të marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Në fund është e drejt që të themi se në 4 vitet e fundit, nga viti 2020, është 40%. Me këtë rritje të fundit, në mars rritja është 52% të pagave të tyre”, pohoi Bisera Kostadinova Stojçevska, ministre e Kulturës.