May 10, 2024
Maqedoni

Për një natë kapen 39 shoferē të dehur në Shkup, 12 në Tetovë

Në territorin e qytetit të Shkupit policia dje ka shqiptuar gjithsej 102 masa, në mesin e të cilave për vozitje nën ndikimin e alkoolit 39 sanksione dhe 23 sanksione për vozitje pa patentë shoferi, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë shqiptuar edhe tri masa për kalim në semafor të kuq, dy masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, dy masa për shfrytëzim të celularit, katër masa për shoferë fillestarë, pesë masa për vetura të paregjistruara, dy masa për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve.

Gjatë mbrëmjes që lëmë pas, 01/02.01.2022, gjatë periudhës prej 22:00 deri në ora 03:00 është realizuar aksion i përforcuar policor për sanksionim të shoferëve që drejtojnë vetura në gjendje të dehur.

Në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, janë sanksionuar 12 shoferë të dehur, transmeton TV21.

Nga MPB shtojnë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe apelojnë të pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit.