May 5, 2024
Maqedoni

Në Xhepçisht këmbësori goditet nga vetura në ora 1 pas mesnatës – shoferi iku!

Sot, në ora 01:00, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek fshati Xhepçisht një veturë me targa të panjohura ka goditur një këmbësor.

Pas fatkeqësisë, shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, ndërkaq këmbësori N.I. (36) nga Tetova ka mbetur i lënduar rëndë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë