May 18, 2024
Maqedoni

Për herë të parë në historinë politike të Maqedonisë, në një kongres partie marrin pjesë gjithë subjeketet politike të vendit

Kongresi i jashtzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët që është mbajtur gjatë ditës së sotme në Tetovë krahas sjelljes së Arben Taravarit në krye të këtij subjekti shpalosi dhe peshën politike dhe seriozitetin e kësaj partie në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24.

Për herë të parë në pleuralizimin politik të Maqedonisë së Veriut ndodh që në një kongres partie ashtu siç ishte kongresi i sotëm i Aleancës për Shqiptarët të marrin pjesë pothuajse të gjitha subjektet relevante të vendit, duke filluar nga blloku politik shqiptarë si BDI, Alternative, Lëvizja Besa dhe nga blloku Maqedonas si LSDM dhe VRMO sidhe partia Turke.Top24