May 17, 2024
Maqedoni

Dibra i përgatiti mikpritje të ngrohtë Alternativës

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretari Organizativ Bashkim Murtezi, takuan sot strukturat e partisë AlternAtivA në Dibër.

Të pranishëm ishin edhe funksionarët në pushtetin qendror, Ministri i Diasporës, Xhemail Çupi dhe Zv/Ministri i Arsimit, Lulzim Aliu, si dhe funksionarët e lartë të partisë, Arben Labënishti, Afrim Qoku, Mazllam Osmani dhe kryetari i Degës së Dibrës, Lumi Croj.

“Me përfaqësuesit e degës së Dibrës u fol për realizimin e programit të partisë në institucionet qendrore gjatë vitit që po lëmë pas dhe planet për vitin e ardhshëm.

Vizita vjen në vazhdën e takimeve me strukturat partiake në zonën e 5-të zgjedhore. Pas Dibrës, do të zhvillohet takim edhe me strukturat e Alternativës në Strugë”, njoftuan nga sektori për informim i partisë Alternativa.