May 6, 2024
Maqedoni

Pendarovski nuk ka vendosur nëse do të dekretojë ligjet për Korridorin 8 dhe 10 D

Presidenti Stevo Pendarovski, pret votimin e Ligjeve në Kuvend, ndërsa më pas vendos për dekretimin ose jo. Sa i përket kërkesës së VMRO-DPMNE-së që presidenti të mos dekretojë Ligjet që kanë të bëjnë me korridorin 8 dhe 10 D, kreu i shtetit tha se me këtë çështje do të merret ekipi i tij, ndërsa nuk pranon sugjerime nga partitë politike. Pendarovski këto komente i bëri sot nga Tetova, para pjesëmarrjes në një ligjëratë në UEJL.

“Kur t`i miratojnë Ligjet në versionin përfundimtar, pra kur t`i votojnë në Kuvend, atëherë do të ulemi me ekipin tim të juristëve do të shohim nëse ka bazë për diçka të tillë. Ndërsa sa i përket dekretimit të Ligjeve, nuk pranoj këshilla nga askush, e aq më pak nga partitë politike”, deklaroi Stevo Pendarovski, president. /Alsat.mk