April 26, 2024
Kosovë

Jon Musliu nga Kosova pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore amerikane

Jon Musliu është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së – US Air Force Academy.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Atomi, përmes një postimi në Facebook.

“Atomisti Jon Musliu pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së – US Air Force Academy. Ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij. Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore./Lajmi.net/