May 10, 2024
Maqedoni

Pendarovski në Suedi: Rasti i RMV-së është test për besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës në Suedi, sot në Stockholm realizoi takim me ministren suedeze të Punëve të Jashtme, An Linde, e cila ka shprehur pritje se do të vazhdojë politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rasti i Maqedonisë së Veriut është test për besueshmërinë e procesit.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, ai ka thënë se pret që Suedia të investojë përpjekje të mëtejshme për mbajtjen e çështjes së zgjerimit të agjendës së Unionit, si dhe ta përkrah qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për procesin integrues.

Presidenti iu falënderua ministres Linde për përkrahjen e vazhdueshme dhe konzistente, të cilën e merr RMV nga Suedia lidhur me integrimet evropiane.

Dy bashkëbiseduesit në takim kanë biseduar për perspektivat evropiane të rajonit, si dhe për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë.