April 27, 2024
Maqedoni

KSHZ vizitoi Shtipin, Strumicën, Kavadarin, Kumanovën dhe Shkupin me karvanin edukativ – Është radha jote! Dil dhe voto!

Këtë javë, si pjesë e fushatës edukative dhe informative “Është radha jote! Dil dhe voto!”, karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve vizitoi qytetet Shtip, Strumicë, Kavadar, Kumanovë dhe Shkup. Fushata e KSHZ-së për zgjedhjet e ardhshme lokale realizohet me qëllim të prezantimit të të drejtave të votuesve gjatë ciklit zgjedhor.

Si pjesë e karvanit, përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shpërndanë kalimtarëve materiale edukative dhe informative, të cilat përmbajnë mënyrën e përshkruar saktësisht se si duhet të veprojë secili votues në vendvotim. Fushata edukative e e KSHZ-së u realizua në përputhje me protokollet për mbrojtje nga KOVID-19.

Këtë vit, për herë të parë do të vihet në përdorim një mënyrë e re e identifikimit të votuesve, me anë të pajisjes për identifikim biometrik të votuesve (UBIG), e cila synon të përmirësojë procesin duke digjitalizuar dhe automatizuar një pjesë të procedurës së votimit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me karvanin vizitoi shumë qytete në vendin tonë, në mënyrë që të edukojë dhe informojë qytetarët për të drejtat e tyre të votimit, por edhe të apelojë që zgjedhjet lokale të këtij viti të jenë të drejta, demokratike dhe të sigurta.