October 8, 2024
DiasporaMaqedoni

Mjeku shqiptar nga Tetova emërohet kryemjek në repartin e Kardiologjisë në Gjermani

Sukseset e qytetarëve tanë në botën e jashtme s’kanë të ndaluar.

Në botën perëndimore ku çmohen vlerat dhe meritokracia ata po arrijnë majat e suksesit në karrierat e tyre.

I tillë është rasti i mjekut nga Tetova, Ardian I. Mustafai, i cili është emëruar kryemjek kryesor si dhe bashkëdrejtues i repartit të Kardiologjisë në Klinikën në ESSEN Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.

“Të nderuar e respektuar familjarë, miq e dashamirë. Nga ana e Klinikës në ESSEN Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë, jam emëruar “LEITENDER OBERARZT”, pra Kryemjek kryesorë si dhe bashkëdrejtues i Repartit të Kardiologjisë. Me Punë arrihet cdo gjé. Vazhdojmë tutje…”, ka shkruar mjeku tetovar, duke e dhënë këtë lajm të mirë. (INA)