May 2, 2024
Maqedoni

“Patikat” e Zaevit dhe Mickoskit me çmime 849 Euro dhe 713 Euro

Politikanët në Maqedoninë e Veriut nuk i ndahen luksit duke qenë të kujdesshëm për veshmbathjet, të cilat janë kryesisht marka të njohura, përcjell INA.

Ish-lideri i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev dy ditë më parë postoi në rrjetet sociale një fotografi me ish-kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ku ranë në sy atletet që i kishte mbathur.

Sipas të dhënave nëpër faqet e shitjeve online atletet e tij kushtojnë 849 euro.

Por, pas reagimeve për Zaevit, në të njejtën ditë është shpërndarë edhe një foto e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e bërë disa muaj më parë, në të cilën ai shihet me atlete të ngjashme me Zaevin, me çmim prej 713 euro.