May 18, 2024
Maqedoni

Arrestohen katër shkupjanë, me euro të falsifikuara blenin në Kumanovë

Me datë 08.03.2024, zyrtarë policorë nga Sektori për Krim Ekonomik në SPB Kumanovë në fshatin Rankovcë kanë arrestuar personat A.A. (31) nga Shkupi, I.M. (23) nga Kriva Pallanka, D.S. nga Shkupi, KK (24) nga Shkupi dhe Z.R. nga Shkupi. Ata dyshohet se kanë kryer veprën “Falsifikimi i parave” i dënueshëm nga neni 268 i Kodit Penal, pasi që në muajin shkurt kanë rënë në kontakt me një person nga Shkupi i cili u ka shitur 9 kartëmonedha të falsifikuara në vlerë 100 euro dhe për shumën prej 18.000 denarë, transmeton Lideri.mk.

“Në muajt shkurt dhe mars kanë blerë produkte nga subjekte të ndryshme juridike në pesë raste në Kumanovë dhe Kriva Pallankë, me çka kanë përfituar dobi kundërligjore prej 500 euro.

Personat u arrestuan në stacion policor, ku u dokumentua plotësisht ngjarja penalo-juridike dhe u bë kallëzim penal, si dhe për të 5 personat u caktua masa e ndalimit prej 30 ditësh nga gjyqtari i procedurës paraprake”, njoftoi MPB./Lideri