May 17, 2024
Maqedoni

Dhëndri i Ahmetit në biznes të ri me vlerë 6.5 milionë euro

Pesë kamionë jeshilë të rinj të blerë në muajin maj me etiketa “K.S.A. International”, kompania në pronësi të dhëndrit të Ali Ahmetit, Kushtrim Smajlaj, është angazhuar per te punuar në “TC Oslomej” (Termocntralin Osllomej) dhe për sanimin e rrëshqitjes së dheut. Por në dokumentet e Byrosë së Prokurimit Publik, “K.S.A.”, askund nuk del si fitues i tenderit për Oslomen, ka bërë të ditur “Telma”.

Në termocentral janë verejtur edhe kamionë të kompanisë Adastra, një nga pronarët e së cilës është ish-drejtori i “Sparkasse Bank”, kroati Saša Boko. “Avaz Holding”, menaxher i së cilës është Osman Murteza, ish-inxhinier në “Transmet”, dhe “B-Holding”, në pronësi të një anëtari të familjes së kryetarit të Komunës së Plasnicës, Alija Jahoski dhe vëllait të tij, deputetit të BDI-së, Ismail.

Të gjitha kompanitë, përveç “K.S.A.” të zotit Smallaj, ishin pjesë e skemës së kompanive që sipas DKSK-së kanë marrë pjesë në pengimin e konfiskimit të pasurisë së “Transmet”-it përmes aktgjykimit për rastin “Trust”. Nga “ESM” dhe “TEC Oslomej” për pyetjet që kanë bëjnë me “K.S.A.” dhe “ADASTRA-n”, na i përmendën firmën e tretë e cila, sipas tyre, paska e paska refuzuar tenderin ne vlere prej 6 milionë e gjysmë euro, ka transmetuar “Telma”.