April 28, 2024
Maqedoni

Pas veturës së Grubit demolohet edhe vetura e deputetes së VMRO-DPMNE-së (Video)

Mëngjesi i sotëm ka qenë paksa tronditës për zëdhënësen e VMRO DPMNE Marija Miteva pasiqë persona të panjohur i kanë thyer veturën asaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes rrjeteve sociale, ku shkruan:

Mëngjesi i së hënës për mua dhe familjen time filloi kështu, e gjeta automjetin tim të copëtuar dhe të demoluar.
Ata padyshim janë në panik dhe të frikësuar, kështu që filluan të na trembin sepse e dinë se do të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet.

Nëse dikush mendon se mesazhi është marrë, mund t’ju them vetëm se metoda të tilla, të cilat janë karakteristike për frikën, shkaktojnë më shumë guxim si tek unë ashtu edhe tek VMRO-DPMNE. Tani ne jemi 100% të sigurt se kemi goditur thelbin, dhe ju e dini se do të ketë përgjegjësi.

Video në këtë Link: https://www.facebook.com/photo?fbid=761723342628237&set=pcb.761726882627883