Daut ef. Bajrami, me prejardhje nga Nikushtaku i Kumanovës dhe me vendbanim në Haraçinë të Shkupit, ka pranuar vendimin për daljen në pension pas një jete të tërë në shërbim të besimtarëve, shkruan Open-TV.

Ai ka vepruar si hoxhë në xhamitë e Shkupit, ndërsa gjatë muajit të Ramazanit ka shërbyer si imam në Gaber, Draçevicë, Maja e Zezë, Nikushtak dhe Koliçan i Epërm.

Për 40 vitet e fundit, Daut ef. Bajrami ka ushtruar detyrën e imamit, hatibit dhe mualimit në Xhaminë “Dëshmorët” në Haraçinë, ku vazhdon të kryejë shërbimin edhe sot.

Me këtë rast, Myftinia e Shkupit vlerësoi kontributin e tij shumëvjeçar dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të mbështesë hoxhallarët e vjetër për realizimin e të drejtës së pensionimit. (Open-TV)

" "
sqShqip