May 3, 2024
BallinaMaqedoni

Parashikimi i motit për sot

Pjesërisht me vranësira me mot me diell në Shkup. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Të dielën dhe të martën në disa vende do të ketë reshje, të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë të dielën në zonat malore, reshjet do të kalojnë herë pas here në borë dhe do të formohet një mbulesë e re bore.