May 3, 2024
Maqedoni

Haxhiu thirrje diasporës që të votojnë Arben Taravarin dhe VLEN-in: Qeveria nuk vjedh më në Kosovë dhe duam të na bashkëngjitet edhe VLEN si partner

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ishte e pranishme në tubimin e koalicionit VLEN me diasporën në Berlin, transmeton TV21.

Haxhiu tha se në Kosovë nuk vjedh më Qeveria dhe shtoi se para se ata të qeverisnin thuhej se të gjithë janë të korruptuar por që Vetëvendosje ka  dëshmuar të kundërtën.

Ajo tha se është e bindur që liderët e VLEN-it do të jenë partner të tyre pasi kanë nevojë për një front të përbashkët.