May 20, 2024
Maqedoni

Iftar i organizuar nga FRI-Kumanovë dhe Komuna e Kumanovës (FOTO)

Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë në bashkëpunim me komunën e Kumanovës sonte organizuan iftar të përbashkët. Në iftar morën pjesë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me kryetarin e Këshillit dhe përfaqësues të administratës komunale, raporton Open-TV.

Manifestimi është pjesë e aktiviteteve të muajit të Ramazanit, nën moton “Ramazani, muaji i të arriturave”. (Open-TV)