May 3, 2024
Rajon - Botë

Mediat izraelite: Sulmi ndaj Iranit është kryer me raketa të lëshuara nga avioni

Gazeta “Jerusalem Post” me qendër në Izrael, në lajmin e saj në të cilin cila nuk bën të ditur burimin theksoi se “Një avion izraelit lëshoi në orët mëngjesit të së premtes raketat që goditën bazën e Forcave Ajrore të Iranit që ndodhet në Isfahan në qendër të Iranit”.

Informacioni se sulmi është kryer nga avioni izraelit bie ndesh me raportimet e para se sulmi është kryer me raketa të lëshuara nga toka ose mjetet ajrore pa pilot (dronët) e Izraelit me rreze të gjatë.

Izraeli është vendi i vetëm në rajon që posedon avionin F-35 në Lindjen e Mesme i cili mund të mbërrijë në Iran pa u kapur (zbuluar) nga radarët. Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin në fjalë.

Mediat iraniane raportuan për shpërthimin që u dëgjua në verilindje të rajonit Isfahan ku ndodhet baza e Forcave Ajrore të Iranit. Media amerikane në lajmet e tyre të bazuara në zyrtarë amerikanë njoftuan se Izraeli ka kryer sulm në territorin Iranit.