April 28, 2024
Maqedoni

Paraburgim për vajzën nga Kumanova, dyshohet për shitje të drogës

Prokuroria e Kumanovës ka nisur procedurë kundër 37-vjeçares nga Kumanova, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope”, transmeton Alsat.

Prokuroria njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës, më 4 maj 2021, është gjetur 11.53 gramë heroinë dhe një paketë prej 0.85 gramëve kokainë.

“E dyshuara ka blerë barnat narkotike pa autorizim për shitje. Ajo ka ripaketuar heroinën në gjashtë qese të vogla plastike dhe i ka fshehur në dhomën e gjumit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me kërkesë të Prokurorisë, për shkak të rrezikut për përsëritje të veprës dhe mundësisë për të ikur, Gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit shtëpiak për 37-vjeçaren.