May 8, 2024
Kosovë

Palmer: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e negociatave dhe t’i zgjidhin çështjet e mbetura përmes bisedimeve, tha Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Mattheë Palmer, për Zërin e Amerikës. Lidhur me paralajmërimin e qeverisë së Kosovës se do të paraqesë padi kundër Serbisë për gjenocid, Palmer tha se “ka gjithmonë shumë retorikë të nxehtë” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ky është një sfond i gjatë për dialog”. “Është e rëndësishme që të dy palët të kthehen në dialog, t’i diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në njohjen reciproke. Është një rrugë drejt një të ardhme evropiane që aspirojnë të dy vendet”, theksoi Palmer. Ai shtoi se SHBA do të punojë në partneritet të ngushtë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.