May 6, 2024
Kosovë

Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident trafiku në Deçan

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur dje në fshatin Lebushë të Deçanit. Një automjet, (kombi) është përplasur në një shtyllë betoni me ç’rast një person, pasagjer ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

“Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë një persona i gjinisë mashkullore, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë, shtetas të Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.