May 19, 2024
BallinaMaqedoni

Tetovë, deri në ora 10 presidencialet i kanë bojkotuar 33 për qind e votuesve

Jehona më e madhe e votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në Probishtip, ndërsa më e ulëta në Bogovinjë. Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare, jehona e votuesve më e madhe është shënuar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinjë. Sipas kreut të KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e jehonës së votuesve, shkruan Alsat.

Ndërkohë jehonë me e madhe e votuesve është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 3, ndërsa më e ulëta është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 6.
Gazetari i ri i portalit Lideri.mk nga Tetova, Nevrus Azemi, raporton se deri në ora 10 në parlamentare kanë votuar rreth 3.3 e votuesve, kurse për presidencialet afër 1 për qind më pak.
Sipas përllogaritjeve të para, i bie që deri në ora 10 rreth një e treta (33 për qind) e votuesve që kanë dalë në vendvotime nuk kanë votuar për president, shkruan portali Lideri.mk.
Ndryshe, më herët kemi raportuar se ka pasur ngecje të procesit në dy vendvotime në komunën e Tetovës, për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve biometrike./Lideri