April 28, 2024
Kolumna

Paçuku: Ta thellojmë fitoren e doktor Bekim Pocestës, dibranët nuk frikohen as nga Ali Ahmeti, as nga Nazim Bushi!

Shkruan: Musa Paçuku
Qyteti i Dibrës ka histori të ndritshme të Kulturës, Arsimit dhe mençurisë. Kulturë që ia kanë lakmi të gjithë. Qyteti i Dibrës nuk meriton të mbetet në mëshirën e një partie që nuk u solli asgjë të mirë shqiptarëve.
Të nderuar dibranë, si mundeni ju të frikoheni nga Ali Ahmeti e Nazim Bushi? Nuk mundet dibrani të frikësohet nga nje partiçke e tipit te DUI-t. Dibranët janë krenaria e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë. Nga ne gjithmonë eshtë pritur ta bëjmë ndryshimin. Nuk është e pamundur, nevojitet vetëm bashkim me një qëllim të perbashkët. Ndryshimi duhet të ndodhë më 31 tetor me 500 ose 1000 vota dallim, të përkrahur nga diaspora e cila do vijë ne numër të madh per të vulosur qëllimin e perbashkët. Ata që nënçmuan dhe e degraduan Dibrën e që nëpërkëmbën krenarinë e Dibranve, që vodhën votat e shkelën vullnetin tuaj, duhet të shkojnë në histori njëher e përgjithmonë.Me respekt të madh tan dibranëve, nga Musa Pacuku