June 17, 2024
Kosovë

Osmani: Marrëveshja e vitit 2013 me NATO-n nuk është në interes të Kosovës, por i qëndrojmë se jemi vend serioz

Ajo thotë se marrëveshja e nënshkruar ishte e pafavorshme për Kosovën.

“Marrëveshjen e vitit 2013 e kemi trashëguar nga kryeministri i asaj kohe me sekretarinë NATO-s në atë vit. Nuk ka qenë marrëveshje në interes të Kosovës, por Kosova është vend serioz që mbi të gjitha e respektojmë NATO-n si aleancë që e siguron vendin tonë. NATO janë partnerët tanë në mbrojtje të Kosovës. Edhe atë marrëveshje e shohin në këtë suaza”.

Osmani ka thënë se përgjegjësi i parë për sigurinë në Kosovë është Policia e Kosovës, i dyti EULEX-i dhe i treti NATO.

“E tha edhe Sekretari Stoltenberg që NATO nuk mund ta marrë rolin e Policisë së Kosovës”, deklaroi tutje Osmani.

Marrëveshja e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s – në parasheh se Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

Osmani tha se nuk mund të ketë sukses në dialog pa zbatim të plotë të marrëveshjeve.

“Pa zbatim të plotë të marrëveshjes nuk mund të presim për dialog të suksesshëm. Presim nga partnerët tanë që të ushtrojnë presion të nevojshëm mbi Beogradin që të zbatojë në plotni marrëveshjet e arritura”.

“Nëse injorohet fakti se Serbia po mohon zbatimin e marrëveshjes, unë nuk pres dialog të suksesshëm, sepse nuk kemi tavolinë që ofron barazi për dyja palët. Nëse injorohet parimi i trajtimit të barabartë të palëve, kjo është një recept për dështim”, deklaroi tutje Presidentja.