May 22, 2024
Rajon - Botë

Lufta në Ukrainë, sulmet ruse dëmtojnë tubacionet e gazit, tre të vdekur

Tre persona janë vrarë gjatë bombardimeve ruse të raportuara këtë të hënë.

Si pasojë e sulmeve u dëmtuan linjat e energjisë si edhe një tubacion gazi natyror në provincat Dnipropetrovsk dhe Lherson në Ukrainën qendrore dhe jugore.

Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet ukrainase. Viktimë mbetën një grua e moshuar, si edhe dy shoferë transporti të një kompanie private në Kherson.