April 26, 2024
Kosovë

“Zbulohet” plani që po përgatit Vuçiç në takimet me Kurtin

Ish-profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me takimin e fundit të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel. Ai thotë se Vuçiç po shfrytëzon takimet me Kurtin për mobilizimin e serbëve mbi platformën e tij fashizoide ku përmes kësaj platforme ai mund të realizojë fitore dërrmuese të re në Serbi.

Krasniqi shprehet se këtë skenar mund ta ndalojnë BE dhe SHBA-të duke i bërë presion asaj ta njoh Kosovën dhe ta rrëzoj nga pushteti në Serbi.

Postimi:

Takimin e fundit me Kurtin në Bruksel, Vuçiqi po e shfrytëzon për mobilizimin e serbëve mbi platformën e tij fashizoide. Kjo platformë atij i duhet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm. Me këtë platformë ai mund të realizojë fitore dërrmuese të re në Serbi. Ka një mënyrë të pengohet ky skenar: nëse SHBA dhe BE i bëjnë presion të vërtetë që ta njohë Kosovën, atëherë ai mund të rrëzohet me zgjedhjet e radhës nga pushteti dhe Serbia ashtu të çlirohet nga ky monstrum, i cili kur ishte deputet, e pati legalizur gjenocidin në Bosnje me fjalinë e tij gebelsiane: ”Për një serb të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë.” SHBA dhe BE e kanë rastin të veprojnë e ta çlirojnë edhe Serbinë nga sundimi fashizoid i Vuçiçit.