May 15, 2024
Maqedoni

Opozita shqiptare paralajmëron se mund të mos votojë ndryshimet kushtetuese

Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenar Lloga, të shpërndahet Kuvendi dhe të ketë zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku si dhe ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Këto janë kërkesat e Lidhja Europiane për Ndryshim, pas publikimit të Raportit të KE-së, në të kundërtën kërcënojnë se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Lidhja Europiane për Ndryshim

“Nëse qeveria dëshiron ta injorojë Raportin dhe përgjegjësinë t’ia lë opozitës, atëherë prej saj nuk mund të presim që ajo të organizojë as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkaq shkeljet e procesit zgjedhor do ta largojnë edhe më shumë vendin tonë nga BE-ja. Sot është koha për veprim konkret dhe jo për deklarata boshe. Nëse këto konkluzione të Lidhjes Europiane për Ndryshim shpërfillen, ne e rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa edhe më radikalë demokratikë”.

Pas analizës së bërë dhe vlerësimit të situatës aktuale në raport me integrimin në BE, Lidhja Europiane për Ndryshim konkludon se vërejtjet dramatike në fushat themelore të mungesës së progresit i bindin se nuk ka BE me BDI-në në pushtet, se ky është raporti më i keq i Komisionit Evropian që ka marrë Maqedonia e Veriut kurdoherë dhe se në vend të progresit, raporti ka regjistruar regres, gjë që sipas tyre është tejet shqetësuese.