April 30, 2024
Maqedoni

Taravari u përgjigjet shpifjeve të VMRO-DPMNE-së për shtëpinë e tij në Shkup (Dokument)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari u është përgjigjiur akuzave të fundit nga VMRO-DPMNE-së për shtëpinë e tij në Shkup.

Ai i ka quajtur këto akuza shpifje, ndërsa shtëpinë thotë se e ka blerë që në korrik 2021, kur ASH ishte në opozitë dhe nuk kishte negociata me Qeverinë aktuale për t’u bë pjesë e saj.

“ASH dhe unë nuk sjellim vendime të sponsoruara nga të mirat materiale. Vendimet tona janë për qytetarët dhe të ardhmen e tyre. Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme nga VMRO-DPMNE dua të deklarohem para qytetarëve se shtëpia ime në Shkup është blerë në korrik të vitit 2021”, thekson kryetari i ASH-së, Arben Taravari në një sqarim në rrjetet sociale.

Për këtë, Taravari ka vendosur edhe një link të Komisionit Shtetëror për Parndalim të Korrupsionit ku qytetarët mund të vërtetohen edhe zyrtarisht mbi të vërtetën:

https://www.dksk.org.mk/imoti_2/detail.php?detail=21731&search=&ime=&prezime=%D0%A2%D0%B0%D1%80%D0%B0%D0%B2%D0%B0%D1%80%D0%B8&funkcija=&institucija=