May 4, 2024
Maqedoni

Komisioni kadrovik i ASH-së i propozon kryeministrit shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Komisioni kadrovik i ASH-së, i propozon kryeministrit shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

“Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ASH-ja pak minuta më parë.

“Ky vendim u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj”, mbyllet komunikata e ASH-së.

Nismës për shkarkimin e ministrave të afërt me kryetarin e ASH-së Arben Taravari i parapriu largimi i disa të punësuarve.