April 29, 2024
Maqedoni

Spasovski: Raporti i KE-së lavdëron punën e policisë

Pas publikimit të Raportit të progresit për vendin tonë dhe verejtjeve e kritikave që i adresoi ambasadori i BE-së Dejvid Gir, asnjë përfaqëues i pushtetit nuk është deklaruar publikisht për të njejtin. Krahas Gir në publikimin e raportit ishte vetëm zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, cili dha një arsyetim të vakët e duke zhvendosur fajin tek opozita, deklaratë tjetër publike nuk ka pasur.

E ministri i Brendshëm Oliver Spasovski gjeti rast të lavdërohet që KE thekson se ekziston kontinuitet në bashkëpunim me vendet evropiane dhe organizatave kompetente për luftimin e krimit.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, në pjesën për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është vërejtur kontinuitet në nivelin e mirë të bashkëpunimit operativ me vendet antare të BE-së, vendeve fqinje që nuk janë pjesë e BE-së, Interpollit dhe Eurojust gjatë periudhës së raportit pët Maqedoninë e Veriut”.

Ai po ashtu theksoi se angazhimi në luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogave, që sipas tyre është njëra nga prioritet kryesore strategjike të MPB-së, njihet edhe në raportin e Komisionit Evropian.

Përndryshe, raporti i Komisionit Evropian, i cili u publikua të ejten kishte vërejtje direkte për rritjen e korrupsionit, keqpërdorimin e flamurit evropian dhe mosbesimin në gjyqësi.