April 27, 2024
Rajon - Botë

OBSH-ja mirëpret vendimin e Egjiptit për t’i pranuar pacientët nga Gaza

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se e mirëpret marrëveshjen për dërgimin e personave të plagosur rëndë nga Gaza në Egjipt.

“Ne kemi punuar me Ministrinë e Shëndetësisë të Egjiptit për planifikimin e evakuimeve mjekësore dhe do të vazhdojmë të mbështesim”, tha ai, raporton BBC.

“Ne kemi nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm në rrjedhën e ndihmës mjekësore të lejuar në Gaza. Spitalet duhet të mbrohen nga bombardimet dhe përdorimi ushtarak”, shtoi Ghebreyesus.