May 9, 2024
Kosovë

Me maska në fytyrë, njësia më elitare e Policisë së Kosovës proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT ka protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë, të marrë javën e kaluar.

“I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës. Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjete eksploziveve jemi mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tona lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë dhe mos përfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj”, tha njëri nga anëtarët e këtij njësiti.

Ai deklaroi se këto njësite janë mirë të trajnuara dhe se duan që të trajtohen me dinjitet.

“Këto dy njësi janë të trajnuara dhe të përgatitur me standardet më të larta ndërkombëtare. Operatori di këtyre njësive është certifikuar në luftën kundër terrorizimit, lirimin e pengjeve si dhe në raste kur cenohet siguria kombëtare, përkatësisht janë të specializuar në trajtimin e kërcënimeve me eksploziv dhe bomba, prandaj jemi njësi elite e PK-së.

Nga ky njësitë kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti që të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre.

Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje por ka më shumë se 10 vite që kemi marr premtime për benifite që na takojnë por deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë plotësuar. Njëherë arsyetim ka qenë mungesa e Ligjit të Pagave mirëpo edhe nëntë muaj pas miratimit të këtij ligji, nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Madje ka pasur ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë qe e kemi gëzuar nga viti 2010 na u ndalu e tëra. Ne jemi unik në kërkesat tona sepse janë legjitime dhe të nevojës urgjente. Nuk do të zbrazemi deri ne realizimin e tyre. Prandaj ftoj kryeministrin dhe Qeverinë që të marrin hapa konkret në realizimin e tyre”, ka thënë ai.

“Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës. Në fund dua të potencojë se kërkesat tona janë absolutisht ekonomike dhe sociale, lehtë të realizueshme dhe nuk përfaqësohemi nga askush. Prandaj kërkojmë mirëkuptim në këtë aspekt sepse jemi pjesëtarë të PK-së dhe nuk d3ëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike”, ka thënë tutje ai.

Ai tha se priten edhe veprime të tjera, për të cilat tha se do të njoftohen me kohë.

Kujtojmë që në mbledhjen e mbajtur të premten, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që për këtë njësitë të ndahen 150 euro shtesë për rrezikshmëri në punë.

Pakënaqësi ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e Policisë.