May 8, 2024
Rajon - Botë

Më shumë se 30 persona të vrarë në jug të Gazës, shpeshtohen sulmet izraelite

Më shumë se 30 njerëz u vranë këtë mëngjes, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite të cilat goditën zonat në qytetet jugore të Khan Younis dhe Rafah.

“Që nga mbrëmë sulmet ajrore të vazhdueshme kanë dëmtuar pjesën më të madhe të anës lindore të Khan Younis me banorët që janë urdhëruar me një ton kërcënues që të evakuohen në anën perëndimore të qytetit ose në qytetin Rafah”, tha Hani Mahmoud, korrespodent i Al Jazeera-s.

“Por kur njerëzit filluan të iknin atje [Rafah], ata u bombarduan, duke konfirmuar faktin se nuk ka vend të sigurt në Gaza”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera ai tha se qindra banorë janë ende të bllokuar në zonat e synuara të Khan Younis pasi rrugët kryesore që çojnë në pjesë të tjera të qytetit ose më në jug janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë.

Ndërkohë në veri, punonjësit e shpëtimit nxorrën të paktën 10 trupa nga nën rrënojat ndërsa zjarri izraelit shkatërroi 50 shtëpi banimi.