Vdekja tragjike e dy motrave nga Topanica e Kamenicës, Erza dhe Aulona Zubaku, ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin shqiptar.

Pas lajmit të rëndë për humbjen e tyre në një aksident trafiku në Gjermani, familjarët kanë ndarë mesazhe prekëse dhimbjeje dhe lamtumire në rrjetet sociale.

Një nga postimet më emocionuese është ai i xhaxhait të tyre, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e dy vajzave.

“Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, ka shkruar ai.

Sipas informacioneve nga autoritetet gjermane, aksidenti fatal ndodhi në autostradën A5 pranë Appenweierit. Në aksident u përfshinë pesë automjete, ndërsa dy motrat humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

sqShqip