April 27, 2024
Kolumna

Nuk toleroj më diturinë e cunguar apo arrogancën akademike!

Nijazi Halili

Unë nuk kam më durim për disa gjëra, jo se jam bërë arrogant, por sepse thjeshtë kam arritur në një pikë të jetës sime kur nuk dua të humb kohë me gjërat që më mërzisin apo më lëndojnë.
Nuk kam durim për cinizëm, kritikë të tepruar dhe kërkesa apo urdhëra të çfarëdo natyre. Kam humbur dëshirën për t’ua bërë qefin atyre që nuk më duan, t’i dua ata që s’më duan, dhe t’u buzëqesh atyre që nuk duan të më buzëqeshin.
Unë nuk do të shpenzoj më asnjë minutë për ata që gënjejnë apo duan të manipulojnë. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me pretendimin, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lajkat . Nuk toleroj më diturinë e cunguar apo arrogancën akademike. Nuk i përshtatem as thashethemeve popullore.
Urrej konfliktin dhe krahasimet. Besoj në botën e kundërshtimeve dhe për këtë iu shmangem njerëzve me personalitet të ashpër dhe jofleksibil.
Në shoqëri nuk më pëlqen tradhtia dhe mungesa e lojalitetit. Nuk më shtyhet biseda me ata që nuk dinë të bëjnë komplimente apo të thonë fjalë inkurajuese. Ekzagjerimet më mërzisin.
Dhe mbi të gjitha nuk kam durim për këdo që nuk e meriton durimin tim. MERYL STREEP