May 12, 2024
Kolumna

Ku po shkojnë nxënësit dhe rinia?

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Për këtë titull të këtij shkrimi duhet të shkruhet gjëra e gjatë dhe përsëri do të jetë jo i mjaftueshëm.Edhe pse kam shkruar edhe herave tjera përsëri nuk mund të rrijë qetë nga ky fenomen që në kohën e fundit ka marrë hovë të madhë.

Plaga e mërgimit është e hershme, por në kohën e fundit aq shumë ka marrë hovë saqë të gjithë shqiptarëve kudo që jemi duhet të na dhemb shpirti dhe të na pikojë gjak.Plaga e mërgimit në kohën e fundit i ka prekur nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe dhe të larta. Kjo është një gjë shumë e dhembshme për ne shqiptarët.

A thua vallë njerëzit që janë në pushtet të kombit shqiptarë bisedojnë dhe a brengosen për këtë fenomen apo nuk kanë kohë të merren me këtë çështje?!.. Edhe unë po them se nuk kanë kohë të merren me këtë çështje, sepse kanë çështjet e tyre personale se kush të bëhet kryetar komune, deputet, ministër, zv. ministër, deputet, drejtora të instucioneve etj.

Të sigurojnë kushte të mira për vetge dhe për familjet e tyre. Për popullin kanë nevojë vetëm kur të vijnë kohërat e votimeve për të ua marr votat. Migrimi i nxënënësve, studentave dhe rinisë në përgjithësi nuk i brengosë aspak.

A thua vallë i vizitojnë dhe a e dinë se sa është numri në paralele në shkollat fillore, të mesmet dhe atë të lartat?!…Unë dikur kur punoja në arsimin fillor në shkollën ku punoja që nga klasa e I-VIII-tën kishim përafërsisht 1200 nxënës.

Unë e di se ku i kemi, por a i dinë përfaqësuesit shqiptarë që mbajnë poste në pushtet.I dinë edhe këta, por nuk marrin masa për parandalimin e kësaj dhembje shpirtërore për popullin shqiptarë.Të mbeten paralelet me 10- 12 nxënës.

Diku edhe më pak kjo është një dhembje shumë e madhe.A thua vallë nga dëshira e tyre prindrit i marrin nxënësit nga vendlindja, atdheu i tyre apo nuk shohin perspektivë këtu?!…Po rinia?!…

Edhe këta po ikin me vullnetin dhe dëshirën e tyre a?!…Jo të nderuar pushtetarë që me vite të tëra mashtroni popullin?!… Kjo më nuk ju pinë ujë. Shkollat po na zbrazen. Po mbeten pa nxënës. Fshatrat dhe qytete po na mbeten pa rini.

E ne si të jetojmë pa ardhmërinë tonë?!… Kujt po ia lëmë këto vatra tonat shekullore?!… Unë e di, por nuk po e jap përgjigjen time.

Jepeni ju pushtetarë që me vite të tëra mashtruat dhe po e mashtroni këtë popull se do të krijoni kushte të mira në atdhe dhe rinia jonë do të qëndrojnë në vendin e tyre.

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Sa çudi e madhe është me ne shqiptarët me disa gjëra që i bëjmë me vetëdije.A thua vallë edhe sa kohë na duhet neve që njëherë e përgjithmonë të vetëdijësohemi?!…Sa e sa vite po kalojmë dhe ne përsëri me avazin e njejtë po vazhdojmë.

Në këtë shkrim po i shkruaj disa fjalë e disa fjali, por për të mos e zgjatur dhe për të mos ju bezdisur lexues të nderuar. Këtë po e themë, sepse shumë gjëra na janë bërë lëmsh dhe të gjithë po e dimë shkakun, por ja që interesi nuk po na lëshon për të e gjetur vegzën edhe pse e dimë se ku është.

Na duhet vetëm të e zgjithim dhe lëmshi zgjidhet, por çfarë të bëjmë që e dimë, por nuk po duam vet të e zgjidhim.Në këtë rast do të ndalem tek disa pushtetarë të cilët aq shumë po manipulojnë me ne dhe ne pas shpine sa të mundemi flasim për ta si keqbërës, ndërsa publikisht frikësohemi të ua themi.

Njëherë mund të mashtrojë dikush dhe të e mbishtetësh një pushtetar që ka marr një post në pushtet dhe sa mundet hajni vjedhë për vete e shumë servila i shkojnë pas për të lëpirë ndonjë koc.Kjo është një vetëdije shumë e ulët, por më së tepërmi është frika nga interesi.

Unë sa e di se rriskun në jetë ta ka dhënë dhe ta jepë Zoti dhe jo tjetërkush. Po si e lejojmë veten ne që të e përkrahim me vite të tëra të njejtin hajnë ose të njejtit hajna, koruptues, hujdutë, të pabesë që jetojnë në kurriz tonin dhe të fëmijëve tanë.

Nga gjithë brengosem se e dijmë se çfarë bëjnë dhe si veprojnë të tillët me vite të tëra duke thithur djersën dhe gjakun e këtij popull dhe mu ky popull me vite të tëra të tillëve ua mundsojnë të qëndrojnë aq shumë në pushtet.

Shumë prej tyre me mbështetjen tonë duhet të qëndrojnë nën grilla të mbyllur në burgje për hajnin keqpërdorimet e tyre që kanë bërë duke qenë në pushtet.

Në vend se ata të e kenë vendin në burgje, avansohen me poste, vjedhin, koruptohen e çfarë nuk bëjnë. Ne vend të tyre në burgje kemi shumë njerëz të pafajshëm, ndërsa hajnat shëtisin lirëshëm.

Fajtor nuk është askush pos nesh, sepse ne jemi ata ( sto) që po i mbështesim hajnat, karieristat koruptuesit dhe nuk po i mbështesim njerëzit e ditur, me vlerë, besnik, të ndërgjegjshëm.

Pra, ne jemi ata që i përkrahim të tillët edhe pse i njohim. Një proverbë popullore thot: “ Livadhin pa zot e kullosin edhe pelat qorre”.