April 28, 2024
Kosovë

Njoftim i ri nga MSH lidhur me vaksinimin e të huajve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komitetit për vaksinim edhe personave jo-kosovarë kundër Covid-19.

Bazuar në njoftimin e ministrisë vaksinimi edhe i qytetarëve jo-kosovarë bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

“Vaksinimi edhe i qytetarëve jo-kosovarë bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në ketë periudhë të fund-vitit kur ka edhe fluks më të madh të ardhjeve të qytetarëve nga vende të ndryshme në Kosovë dhe kur institucionet kosovare kanë mundësi që të ofrojnë vaksina për të gjithë qytetarët në Kosovë, të moshës mbi 12 vjeç, pa marrë parasysh se a janë shtetas të Republikës së Kosovës apo jo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që të kompletojnë procesin e vaksinimit kundër Covid-19 duke i marrë dy dozat.