May 13, 2024
Kosovë

Aksident tragjik në Suharekë- Mbetën të vdekur dy persona

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.

Dy personat e vdekur janë shoferi dhe pasagjeri i motoçikletes.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërsa bëhet e ditur se edhe shoferi i veturës është në gjendje të rëndë.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.