May 14, 2024
Kosovë

Ndahet nga jeta ish-ushtari Hysen Ramadani

Ndahet nga jeta Hysen Ramadani, pjesëtar i tri formacioneve ushtarake që ka pasur Kosova

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimeve në rrjete sociale.

Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerit është bërë sot, në orën 16:00, me nderime ushtarake, në varrezat e fshatit Kaqybeg të Podujevës.

Sikundër thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së në Podujevë, Ramadani ishte pjesëtar i UÇK-së, i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.