April 26, 2024
Sport

Chiesa nën radarin e Real Madridit

Gjigandi spanjoll Real Madrid është duke përgatitur që të bëjë një lëvizje për yllin e Juventusit Federico Chiesa, raporton “El Nacional”.

“Galaktikët” pritet të largojnë disa lojtarë që të rindërtojnë ekipin, ndër ta edhe Garreth Bale, Marcelo dhe Eden Hazard, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Chiesa momentalisht është në formë huazimi dy vjeçar nga skuadra e Fiorentinas te Juventusi, ku ky i fundit është në bisedime me yllin italian që ta bëjnë këtë transferim permanent.

Për shërbimet e Chiesas, përveç Real Madridit që ka shprehur interesim serioz, edhe gjigandi anglez Liverpool ka shprehur interesim në shërbimet e yllit të Juventusit.

Që nga transferimi i tij te Juventusi, Chiesa ka bërë 56 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 17 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.