Njoftim i ri nga “Grupi i Zjarrit”
Ashtu siç ishte paralajmëruar para Vitit të ti, i ashtuquajturi “Grup i Zjarrit” në BDI, fillon takim me strukturat e partisë në teren.
“ NJOFTIM
Të nderuar, ju njoftojmë se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI: Izet Mexhiti (nënkryetar i BDI-së dhe deputet), Blerim Bexheti (sekretar organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit), Visar Ganiu (anëtarë i Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe kryetar i Komunë së Çairit), Musa Xhaferi (kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së), Nevzat Bejta(anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së), Kastriot Rexhepi (deputet), Bashkim Hasani(zëvendës-ministër i Mbrojtjes), Adnan Ejupi(sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik), do të realizojnë takim me strukturat partiake të Degës së BDI-së në Studeniçan.
Takimi do realizohet të shtunën (më datë 07.01.2023), me fillim në ora 19:00 në lokalin “SportPlus” që gjendet në Qendër të Studeniçanit, respektivisht përballë Xhamisë Qendrore”, thuhet në njoftimin e tyre.