May 5, 2024
Maqedoni

Në Shkup sanksionohen 340 shoferë, 87 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 340 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e shtatë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

MPB njodron se janë shqiptuar edhe tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëzet e gjashtë sanksione për mosshfrytëzimin e rriptit të sigurisë, dhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.