Filipçe: Të gjithë të rinjtë që vdiqën nga kovidi periudhën e fundit kanë qenë të pavaksinuar

Të gjithë personat e rinj të cilët kanë humbur jetën në ditët e kaluara si pasojë e koronavirusit kanë qenë jo të vaksinuar, pohon ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.

Në mesin e tyre kishte të rinj të moshës 24 dhe 15 vjeçare. Janë mjekuar në spital, por mjekët nuk kanë arritur t’ua shpëtojnë jetën për shkak komplikimeve nga sëmundja.

“Vaksina Pfizer është e rekomanduar edhe për fëmijë prej 12 deri në 18 vjeç. Tani apeli është për qytetarët mbi 18 vjeç. Dëshirojmë që përfshirjen ta zgjerojmë. Të gjithë të rinjtë të cilët kanë vdekur ndërsa për të cilët u diskutua në opinion, të gjithë janë të pavaksinuar”, ka thënë Filipçe, përcjell SHENJA.

Analizat sipas tij kanë treguar se mirë është duke u zhvilluar procesi i vaksinimit me personat më në moshë, ndërsa tani aksenti është të vaksinohen edhe qytetarët më të rinj, sepse ata janë personat të cilët e shpërndajnë më shumë virusin. /SHENJA