Një person është kapur me substancë të dyshuar narkotike në Prishtinë, gjatë një kontrolli policor në rrugën “Shkupi”, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 21 qershor, rreth orës 22:30, kur njësitet policore kanë ndaluar për kontroll një veturë Mercedes, të cilën po e drejtonte i dyshuari J.A.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në veturë, Policia ka gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 4.89 gramë.

I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe dyshohet se ka pranuar se substanca e gjetur në veturë ishte e tij.

Lidhur me rastin është intervistuar edhe pasagjeri, në cilësinë e dëshmitarit.

Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

sqShqip