May 13, 2024
Maqedoni

Pendarovski: Nuk na duhen ndasi të reja

Nuk na duhen ndasi të reja – tha nga tubimi në Ohër kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, duke rikujtuar se sipas Regjistrimit të fundit, Maqedonia e Veriut, ka humbur 200.000 njerëz.

Ai pranoi se bashkë me garniturën aktuale politike kanë bërë gabime, por se kanë punuar në interes të vendit dhe qytetarëve, që konfirmohet me anëtarësimin e vendit në NATO.

“Nuk kemi shkelur procedurat e demokracisë në Parlament, asnjëherë nuk kemi bërë aleanca me nëntokën, me krimin, që të maltretojmë oponentët politik. S`kemi montuar procese politike. Lidhur me 27 prillin – në asnjë parlament evropian në tri shekujt e kaluar nuk janë para skena të tilla. Ata pretendojnë se kanë mbrojtur Kushtetutën, kurse ne tjerët kemi qenë dhunuesit. Është gënjeshtër e madhe”, tha Pendarovski.