May 1, 2024
Maqedoni

Sulmoi fizikisht bashkëshorten para vajzës dyvjeçare, arrestohet 25-vjeçari nga Shkupi (Video)

SPB Shkup – Sektori për dhunë në familje ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit N.M.(25) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “lëndim trupor” dhe “dhunë në familje”. Ai dyshohet se më datë 03.10.2023 në zonën e Kisella Vodës ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 23-vjeçare, me të cilën është në proces divorci, në prezencë të vajzës dy vjeçare. Pas masave të marra, i njëjti është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor në Kisella Vodë, ndërsa më datë 04.10 i është caktuar masëa e paraburgimit.