May 2, 2024
Maqedoni

Një grua është gjetur e vdekur në parking në Shkup, policia ka zbuluar identitetin

MPB ka njoftuar se dje rreth orës 11:30 në SPB Shkup është raportuar se D.S.(67) nga Shkupi ka ndërruar jetë në një parking në zonën e Kisella Vodës në Shkup.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion.